“Ndër të paktët që di të markojë”, ish-mbrojtësi i Romës vlerëson Kumbullën: Ishte blerje me vend, e kam thënë gjithmonë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 21:47

“Ndër të paktët që di të markojë”, ish-mbrojtësi i Romës vlerëson Kumbullën: Ishte blerje me vend, e kam thënë gjithmonë…

Paraqitja me Kaljarin për Marash Kumbullës ishte mjaft pozitive,  aq sa Murinjo e përgëzoi duke thënë se ishte ndër më të mirët në fushë. Përveç portugezit, një tjetër figurë e futbollit.

pjimage (2)

Ish-mbrojtësi i Romës, Luigji Garzia foli me elozhe për mbrojtësin shqiptar.

“Për disa muaj ishte vendosur në merkato, por unë kam thënë gjithmonë se mbrojtësit e Romës janë të fortë dhe blerja e Kumbullës ishte me vend. Ai është ndër të vetmit mbrojtës që di të markojë, falë mësimeve të  Juriçit. Gjithashtu nuk mund të gjeje një zëvendësues për të në këtë merkato. Duhet ti besojmë këtij djaloshi sepse luan në një ambient të vështirë si Roma.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"