Ndër më të mirët në Holandë, media e huaj “ngre në qiell” futbollistin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2019 | 16:50

Ndër më të mirët në Holandë, media e huaj “ngre në qiell” futbollistin e Shqipërisë

Në Holandë po spikat futbollisti i kombëtares sonë Lindon Selahi.

selahiiiii

20-vjeçari i Tuentes konsiderohet si mesfushori-mbrojtës më efektiv në kampionatin holandez. Këtë konstatim e bën media e futbollit “fcupdate.nl”, e cila shkruan se futbollisti kuqezi ka dalluar në krahasim me blerjet e tjera të skuadrës së Tuentes.

Pavarësisht formës së dobët të shfaqur gjatë kësaj periudhe në kampionat, Selahi tregon se ka një potencial të madh dhe meriton më tepër besim nga tekniku kuqezi Edi Reja. 20-vjeçari ka një konkurencë të madhe në mesfushë, ku në pozicionin e tij dominon futbollisti i Padërbornit Jurgen Gjasula. Por, për fushatën e ardhshme të Kupës së Botës 2022, Selahi mund të fitojë vend në formacionin titullar të Shqipërisë.

Selahi+Lindon+Italy+U21+vs+Albania+U21+International+7-HGIkaPKjtl

“Blerja më e mirë e skuadrës: Lindon Selahi. Pasi drejtori teknik i Tuentes Ted Van Liven duhej të krijonte një skuadër të fortë në kampionatin holandez, ai hodhi sytë kryesisht te emrat e panjohur. Kalvin Verdoknk (Fejnord), Hulio Pleguzuelo (Arsenal), Oriol Buskets (Barcelona), Keito Nakamura (Gamba Osaka) dhe Lindon Selahi (Standart Liezh) u afruan këtë verë te Tuente.

Nga të gjitha përforcimet, Selahi ka lënë përshtypjet më të mira, megjithëse Nakamura i afrohet shumë. 20-vjeçari Selahi pëlqehet shumë nga tifozët. Mesfushori shqiptar është njëri prej mesfushorëve më të mirë të kampionatit holandez”, shkruhet në analizën e “fcupdate.nl” për Lindon Selahin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"