Nder i rrallë për Marash Kumbullën, shkon në Vatikan si ambasadori i Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 21:49

Nder i rrallë për Marash Kumbullën, shkon në Vatikan si ambasadori i Romës

Dita e sotme ka qenë shumë e veçantë për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Marash Kumbulla. Futbollisti i cili sapo është kthyer nga një dëmtim disajavor i cili nuk e lejoi të ishte pjesë e përfaqësueses kuqezi për ndeshjet e shtatorit, sot ka qenë në një vizitë të veçantë në Vatikan.

5f0a33da87cff5f773fd119c8553b16b-77162-oooz0000

Kumbulla ishte ambasadori i skuadrës së Romës në prezantimin që do të bëhet në Selinë e Shenjtë të “ndeshjes së zemrës” e cila luhet më 14 nëntor në Romë. Protagoniste në këtë ndeshje do të jenë skuadrat e Romës dhe Lacios me pjesëmarrës në fushë shumë personazhe të shquar të artit e kulturës, përtej ish-sportistëve, që janë tifozë të tyre.

53912b80431af3315fe2a58adac4b2b5-71821-1664458082

Në Vatikan ishte i pranishëm Kumbulla nga radhët e Romës, ndërsa si përfaqësues të Lacios ishin si Çiro Imobile, ashtu edhe presidenti Klaudio Lotito. “Ndeshja e zemrës” është një aktivitet i përvitshëm që organizohet për të mbledhur fonde të cilat më pas shkojnë për bamirësi të ndryshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"