“Ndenja më e bukur në botë të luash për Kombëtaren”, Indrit Tuci: Na shoqëroi policia, ëndrra imë të luaj për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 0:09

“Ndenja më e bukur në botë të luash për Kombëtaren”, Indrit Tuci: Na shoqëroi policia, ëndrra imë të luaj për…

Indrit Tuci këtë sezon ka debutuar me ekipin e parë të Lokomotivës së Zagrebit, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola.uzuni-tuci

Talenti shqiptar ka dhënë një intervistë për “Fan Zone” së fundmi ku është shprehur se ditën e sotme ka ardhur nga Kroacia. Gjithashtu sulmuesi i talentuar është shprehur se ëndrra e tij është të luajë me Interin.

“Për momentin jam në Laç dhe sapo kam ardhur nga Kroacia. I kërkova klubit lejë që këtë moment të vështirë ta kaloja me familjen time. Kur po vija, na shoqëroi policia në mënyrë që të mos qëndronim në asnjë vend. Nuk kemi bërë teste, pasi kemi 2 javë që jemi mbyllur dhe nuk kemi pasur kontakte.

Te Lokomotiva na mbajnë të gjithë mirë dhe na thonë banda e shqiptarëve. E ardhmja? Objektivat janë që këtë vit të luaj sa më shumë dhe vitin tjetër të synoj më lart duke bërë hapin e madh. Që i vogël kam pëlqyer Adrianon te Interi dhe kam ëndërr të luaj për këtë ekip.Tuci-Lokomotiva

Të gjithë te Lokomotiva më kanë pritur shumë mirë, Ismjali më ka uruar direkt sa kam shkelur në fushë. Nga Kroacia erdhëm vetëm unë dhe Uzuni. Në Shqipëri jam tifoz me Laçin. Ndjesia e fanellës së kombëtares? Është ndjenja më e bukur në botë të veshësh atë fanellë.”, u shpreh Tuci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"