Ndeshja me Suedinë, Sami Kedira përplaset me gazetarin suedez…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 20:19

Ndeshja me Suedinë, Sami Kedira përplaset me gazetarin suedez…

Gjermania humbi ndeshjen e parë ndaj Meksikës dhe është e dënuar që të fitojë ndaj Suedisë për të kaluar grupin. Sot ka qenë Sami Kedira që ka folur për gazetarët dhe aty ka hasur dhe një gazetar suedez që e ka provokuar.

 

Khedira

“Përshëndetje, unë jam Ludwig, një gazetar suedez dhe kam disa bileta për ty dhe shokët e skuadrës, që kur të humbisni ditën e nesërme me Suedinë, të merrni rrugën për në shtëpi”

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Khedirës, i cili është shprehur: “Jo, faleminderit. Neve nuk na duhen ato bileta, pasi nuk do të kthehemi në shtëpi. Jemi të bindur që do të fitojmë me Suedinë”.

Gazetari suedez ka insistuar më tej duke i  thënë se mund t’i hynin në punë për pak ditë më vonë, por Khedira ka qenë i qartë me përgjigjen e tij: “Të dielën më datë 15 korrik është finalja e Kupës së Botës dhe nuk na është hequr siguria që na karakterizion në grup”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"