Ndarje nga Shakira? Pike thyen heshtjen dhe u jep përgjigje të gjithëve (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 15:22

Ndarje nga Shakira? Pike thyen heshtjen dhe u jep përgjigje të gjithëve (FOTO)

Pas zërave për një divorc të mundshëm me Shakirën, Xherard Pike ka thyer më në fund heshtjen. Lojtari u ka kthyer mesazh duke mohuar zërat se ai është ndarë pasi ka postuar një foto të tij, ndërsa ndjek partneren e tij kolumbiane përgjatë disa provave përpara turit të saj në Europë.

pike

Në postimin e shkurtër në “Instagram”, 30-vjeçari dukej me mjekër të trashë dhe me gishtin tregues duke përcjellë mesazhin që të heshtin. Shakira 40 vjeç dhe Pike kanë sjellë në jetë Milanin katërvjeçar dhe dyvjeçarin Sasha. Turneu europian i këngëtares nis nga Spanja dhe pikërisht nga Barcelona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"