Ndarje me konsensus, klubit të Kategorisë së Parë i largohet mesfushori brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2021 | 23:34

Ndarje me konsensus, klubit të Kategorisë së Parë i largohet mesfushori brazilian

Turbina po vazhdon përgatitjet për takimin e javës tjetër me Lushnjën në Cërrik. Nga ekipi është larguar mesfushori brazilian Kristofer Luis, i cili është kthyer në vendlindje për arsye familjare.

Turbina-Flamurtari

Ai është ndarë nga klubi me konsensusin e drejtuesve. Këta të fundit i kanë uruar suksese Kristoferit, që erdhi te Turbina në merkaton e janarit. Ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm për të verdhët pasi ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Për këtë, ai mbante edhe numrin 10, të cilin e justifikoi si duhej.

Te Turbina kontribuojnë ende edhe katër brazilianë, si dhe kongolezi Samba. Me shumë gjasa edhe ata pritet të largohen në fund të sezonit bashkë me Lionel Sambën, që erdhi me huazim nga skuadra e Bylisit.

MARIGLEN MIRAKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"