Ndarja nga Mozziki, reperja shqiptare fotografohet në krahët e Kristiano Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 9:01

Ndarja nga Mozziki, reperja shqiptare fotografohet në krahët e Kristiano Ronaldos

Reperja e njohur shqiptare Loredana, është takuar me yllin e Juventusit, Kristiano Ronaldo në Sevija, në një organizim special të MTV Europe Music Awards”, ku merrnin pjesë shumë emra të njohur nga bota e sportit dhe e showbizit.

MTV EMAs 2019

Mes tyre ka qenë edhe reperja shqiptare, Loredana Zefi, e cila rrëmbeu dje  çmimin për “Performancën më të mirë zvicerane” në MTV. Me hitet si “Sunglasses”, “Bonnie and Clyde” ose “Romeo & Juliet” Loredana po feston suksesin, veçanërisht në internet.

Loredana55

Ndërsa ka vetëm pak javë që i dha fund martesës me reperin Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë, Loredana u pa në krah të CR7. Reperja e njohur pati një takim miqësor me lojtarin e Juventusit duke kaluar disa çaste me të.

Loredana

Ajo nuk ka nguruar të bëjë një foto me yllin portugez Ronaldo. Këtë foto Loredana zgjidhi ta ndante me fansat në “Instagram”, duke bërë tagg edhe CR7.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"