Ndarja nga jeta e Sulejman Maliqatit, reagon klubi i Partizanit: Lamtumirë kampioni ynë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 10:16

Ndarja nga jeta e Sulejman Maliqatit, reagon klubi i Partizanit: Lamtumirë kampioni ynë…

Ikona e portës shqiptare dhe e Partizanit, Sulejman Maliqati, u nda nga jeta të mërkurën e 5 tetorit, në moshën 94-vjeçare.

sulejman maliqati

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi i kuq kujton ish-portierin, duke shprehur keqardhjen për ndarjen e tij nga jeta.

REAGIMI:

LAMTUMIRË KAMPIONI YNË SULEJMAN MALIQATI!
Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbën një kolos

Me keqardhje të thellë mësuam lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshën 94 vjeçare të ikonës së klubit tonë dhe futbollit shqiptar Sulejman Maliqati. Titullar për 14 sezone me Partizanin gjatë periudhës 1950- 1964, Maliqati u shpall 7 herë kampion i Shqipërisë.

I njohur nga të gjithë me pseudonimin “Macja e Zeze”, heroi i Lajpcigut Maliqati është cilësuar portieri më i madh shqiptar i të gjitha kohërave që ka mbrojtur portën e Partizanit dhe ekipit tonë përfaqësues.

Në karrierën e tij të artë që nuk përdori asnjëherë dorezat, përveç trofeve të fituar në fushë, Maliqati është nderuar edhe me titujt, “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe “Nderi i Kombit”.
I paharruar do të mbetesh kampioni ynë Sulejman Maliqati.

partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"