Ndarja nga jeta e Maradonës, Pele me mesazh pikëllues: Shpresoj që një ditë të luajmë së bashku në… qiell

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 19:25

Ndarja nga jeta e Maradonës, Pele me mesazh pikëllues: Shpresoj që një ditë të luajmë së bashku në… qiell

Bota e futbollit është në zi. Diego Armando Maradona ndërroi jetë disa ditë pasi festoi 60-vjetorin e lindjes. Pas një operimi në kokë, legjenda argjentinase pati një sulm në zemër të cilin nuk arriti ta përballojë. Për vdekjen e tij ka reaguar edhe braziliani Pele. Ai ka thënë se me Maradonën do të luajë “futboll një ditë në qiell”.

173218136-de133e88-01d3-4cc7-be85-fab53dffcfdd

“Unë humba një mik, bota humbi një legjendë. Një ditë, shpresoj, do të jemi në gjendje të luajmë së bashku në qiell”. ka shkruar Pele shkurtimisht i pikëlluar në “Instagram”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"