Ndarja nga jeta e ish-portierit të famshëm të Kombëtares, Duka: Futbolli shqiptar humbi sot një nga legjendat më të mëdha të historisë
U nda nga jeta ditën e sotme, në moshën 94-vjeçare, një nga legjendat më të mëdha të historisë së futbollit, Sulejman Maliqati, ish-portieri i famshëm i Kombëtares shqiptare dhe Partizanit.
Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjarëve dhe miqve të tij.
POSTIMI I ARMAND DUKËS:
Futbolli shqiptar humbi sot një nga legjendat më të mëdha të historisë së tij. I madhi Sulejman Maliqati është ndarë sot nga jeta në moshën 94-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur e të çmuar për të gjithë futbolldashësit.
Ish-portieri i famshëm i Kombëtares në vitet 1950-1964, Maliqati ishte një ikonë e padiskutueshme dhe një shembull frymëzimi për gjenerata të tërë sportistësh.
Përveçse i dekoruar me titujt më të lartë shtetëror dhe me shumë trofe të fituar në fushë, Maliqati ka qenë edhe njeri i shkëlqyer, një mik i mirë dhe një personalitet i rrallë e me shumë vlera në jetën shoqërore me kontribute të mëdha veçanërisht në botën e futbollit.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e miqve të tij. Emri i tij ka zënë vend tashmë në panteonin e më të mëdhenjve të historisë së futbollit shqiptar.
U prehsh në paqe Sul Maliqati!
PANORAMASPORT.AL
E TRISHTË/ Bota e sportit në zi, ndahet nga jeta ikona e portës shqiptare
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"