Ndarja nga jeta e Haki Agalliut, Meta: Trajner i plejadës që çoi peshëngritjen në nivele ndërkombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2020 | 22:41

Ndarja nga jeta e Haki Agalliut, Meta: Trajner i plejadës që çoi peshëngritjen në nivele ndërkombëtar

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të sportistit të njohur, Haki Agalliu. Në një mesazh në Facebook, Presidenti shprehet se Profesor Agalliu i përket asaj plejade trajnerësh, të cilët e ngritën peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare.

pjimage (1)

“Lajmi për ndarjen nga jeta të Prof.Haki Agalliut, është i dhimbshëm për të gjithë ata, të cilët punuan dhe e njohën nga afër përmbi 6 dekada, në shërbim të sportit dhe peshëngritjes në veçanti”, – shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

“Ai i përket asaj plejade trajnerësh, të cilët e ngritën peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare, – vijon mesazhi. – Emrat e shumë kampionëve dhe rekordmenëve lidhen edhe me punën e përkushtimin e tij të admirueshëm, po kështu edhe shumë arritje në veprimtaritë ndërkombëtare.” ” Ka qenë kënaqësi dhe privilegj ta njihja, por edhe të mësoja prej urtësisë të tij. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Agalliu, të gjithë miqve dhe dashamirësve të tij”, – përfundon mesazhi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

;L

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"