Ndarja nga jeta e fizioterapistit të Kombëtares, Rama: Nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 14:25

Ndarja nga jeta e fizioterapistit të Kombëtares, Rama: Nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të mjekut fizioterapist të kuqezinjve, Ylli Mihali, i cili humbi betejën për jetën përballë koronavirusit.

ylli mihali rama

“Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

POSTIMI I PLOTE I KRYEMINISTRIT RAMA:

YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.

Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën?

EDI RAMA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"