Zbulohet mesazhi i fundit i Astorit, ja ç’i shkruajti portierit të Fiorentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 13:59

Zbulohet mesazhi i fundit i Astorit, ja ç’i shkruajti portierit të Fiorentinës

Momentet e fundit para se të shkonte në dhomën e hotelit, Astori i kaloi me shokët e ekipit, dje konkretisht me Marko Sportielin, që rezulton të jetë personi i fundit që e ka parë gjallë Astorin.

astori.fiorentina.2017.18.passaggio.690x400

Pas darkës, Astori dhe Sportielo kaluan pak kohë së bashku. Ata u ndanë rreth orës 23:00, pasi Astori shkoi në dhomën e tij të hotelit, ku qëndronte i vetëm.

Marco-Sportiello

Komunikimi i fundit i Astorit ishtë përmes “Whatsup”-it rreth orës 23:30, po me Sportielon.

Portieri i Fiorentinës i shkruajti: “Ke harruar këpucët nga unë.” Përgjigjja e Astorit ishte: “Faleminderit, nuk më duhen. Do t’i marr para se të konsumojmë mëngjesin”.

Këto ishte fjalët e fundit, që dy shokët shkëmbyen me njëri tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"