Ndalimi i sportit shkakton kaos të vërtetë, Vllaznia largon 5 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 0:00

Ndalimi i sportit shkakton kaos të vërtetë, Vllaznia largon 5 lojtarë

Duke shpresuar se do të vinte leja nga qeveria për nisjen e aktiviteteve sportive në salla të mbyllura, skuadrat e basketbollit nisën përgatitjet për sezonin 2020-2021. Shumë prej ekipeve u futën fuqishëm në merkato duke afruar lojtarë të ndryshëm nga jashtë.

Vllaznia team 2019-2020

Një prej këtyre skuadrave ishte edhe Vllaznia, e cila afroi 5 amerikanë, duke deklaruar hapur objektivat për fitimin e titullit të 10-të kampion. Por mosardhja e lejes nga organet kompetente, ka shkaktuar një kaos të jashtëzakonshëm dhe një dëm të madh për klubet.

vLLAZNIA FSHB

Duke parë këtë situatë të paqartë për rikthimin në parket, amerikanët Harris, Lauhorn, Madisom, Harding dhe Oberueser tashmë janë larguar nga Shqipëria për t’u kthyer në atdheun e tyre. Ashtu sikurse Vllaznia, lojtarë të shumtë të huaj kanë afruar edhe dy ekipet durrsake Teuta dhe Goga, por duket se gjithçka po rezulton e kotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"