Ndali Tiranën e mikut Shehi, Arapi: U munduam t’i shërbejmë vetes tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2022 | 19:06

Ndali Tiranën e mikut Shehi, Arapi: U munduam t’i shërbejmë vetes tonë

Renato Arapi, trajneri i Teutës, ka treguar se skuadra e tij ishte munduar të fitonte sot për t’iu larguar fundit dhe për të synuar ndoshta edhe Europën. Në deklaratën e tij për “SuperSport”, ai theksoi se nuk kishte menduar për miqësinë me Orges Shehin, por për të tentuar që të ngjitej sa më lart me ekipin e tij.

arapi

“Do të ishte një fitore që do të na ndihmonte se do të shihnim lart. Më vjen mirë se si interpretuam ndeshjen, ekipi po bën më mirë. Sot patëm shumë raste, sidomos në pjesën e dytë. Nuk konkluduam, e përgjithshmja është pozitive dhe jam i kënaqur nga ekipi.

Nervozizmi te rasti i Vilës? Janë momente normale se ishte një rast shumë i mirë për të shënuar se ishim shumë afër portës. Por futbolli i njeh të gjitha. E rëndësishme është që bëmë paraqitje shumë të mirë ndaj një ekipi që do të shpallet shumë shpejt kampion.

Ne kërkonim të shkëputeshim sa më shumë nga ndjekësi më i afërt që është Egnatia. Me një fitore sot mund të pretendonim për vendin e katërt që mund të çojë në Europë, edhe pse është e vështirë. U munduam t’i shërbejmë vetes tonë”, tha Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"