Ndali përsëri Barçën, polemika në tunel mes Balliut dhe Zhordi Alba: Me kë po flet, nuk të mbyllet asnjëherë goja!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 23:46

Ndali përsëri Barçën, polemika në tunel mes Balliut dhe Zhordi Alba: Me kë po flet, nuk të mbyllet asnjëherë goja!

Barcelona barazoi pa gola në ndeshjen hapëse të La Ligës përballë Rajo Vajekanos së Ivan Balliut. Një ndeshje e luftuar nga të dyja anët, që kaloi edhe në polemika mes disa lojtarëve. Një prej tyre ka arritur ta zbulojë edhe programi i ri “DAZN post”, i cili ka publikuar një video të disa momenteve në tunel, pa filluar pjesa e dytë.

balliu buskets

Në pamje shihet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, që po fliste me kapitenin e Barçës, Serxhio Buskets, dhe më pas ndërhyn edhe mbrojtësi Zhordi Alba, i cili i drejtohet Balliut duke i thënë se juve nuk ju mbyllet goja asnjëherë. Më poshtë janë edhe prapaskenat se çfarë ka ndodhur në tunel mes shqiptarit që është rritur tek akademia e Barcelonës dhe lojtarëve aktualë të katalanasve si Buskets, Serxhi Roberto dhe Zhordi Alba.

BISEDA- Në videon e publikuar në pushim të ndeshjes dhe teksa lojtarët bëhen gati për të nisur pjesën e dytë, është Balliu, i cili fillon bisedën me Busketsin për një episod të pjesës së parë, duke i thënë: “Jo, ai ka qenë jashtë, por them për lojtarin tjetër”, i drejtohet Balliu Buskets, por pasohet nga replikat e Serxhi Robertos që thotë:“Balliu, ik, ik dhe mbylle gojën!”, janë fjalët e mbrojtësit.

Por është edhe anësori tjetër i Barçës, Zhordi Alba, i cili nuk i kursen fjalët për Balliun: “Ti, më dëgjo këtu, shiko me kë po flet, hej! Sepse nuk të mbyllet asnjëherë goja”, shprehet Zhordi Alba. Pjesa e dytë sërish nuk pati gola, por vetëm kartonë të verdhë, nerva loje, derisa Buskets ndëshkohet me karton të kuq në fundin e takimit.

balliu alba

Kjo situatë mes këtyre klubeve është krijuar pasi në dy ndeshjet e fundit, Barça nuk ka arritur të marrë asnjë fitore me Vajekanon, madje i ka humbur të dyja me rezultatin 1-0 sezonin e kaluar. Në të tria ndeshjet Balliu ka qenë si titullar në fushë dhe ka luajtur të gjithë takimin.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"