Ndalet Bylisi, vetëm barazim në miqësoren me Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 17:41

Ndalet Bylisi, vetëm barazim në miqësoren me Apoloninë

Apolonia dhe Bylisi zhvilluan një ndeshje miqësore mes tyre ditën e sotme, duke shfrytëzuar pauzën prej Kombëtareve.

bylis apolonia

Takimi i luajtur në stadiumin e qytetit të Rrogozhinës, ka përfunduar në shifrat e barabarta 1-1. Të parët që kaluan në avantazh, ishin fierakët me Gjatën, ekipi i Dovedan, barazoi me mesfushorin Mëllugja me anë të një goli mjaft të bukur.

Edhe pse përfundoi vetëm në barazim, takimi i ka shërbyer teknikut Dovendan, që me Bylisin e tij edhe pse gjendet në vendin e parë në Superiore, sërish shprehet se nuk është aty ku ai e dëshiron ekipin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"