Ndalesa e gjatë me pasoja, mesfushori i Kombëtares dhe 7 lojtarë të tjerë dëmtohen në “debutim”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 8:26

Ndalesa e gjatë me pasoja, mesfushori i Kombëtares dhe 7 lojtarë të tjerë dëmtohen në “debutim”

Bundesliga u rikthye të luhet ditën e shtunë, pas një ndalese më shumë se 2-mujore, duke u bërë kampionati i parë mes 5 ligave më të rëndësishme të kontinentit të vjetër, që vendosi të rivërë në lëvizje topin, pas çmendurisë së krijuar nga pandemia e Koronavirusit.

korona

Kjo ndalesë e gjatë pritej që të sillte edhe probleme te lojtarët, duke qenë se mungesa e aktivitetit i kishte “ndryshkur” disi ata dhe premisat fatkeqësisht nuk zhgënjyen.

Madje, në ndeshjet e para të luajtura për Bundesligën 1, të dëmtuarit ishin plot 8 futbollistë, mes të cilëve edhe ai i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula.

Gjasula

Mesfushori 30-vjeçar i skuadrës së Paderbornit hasi probleme që në pjesën e parë të takimit, por stafi mjekësor vendosi që pasi mbylli 45 minutat e para, të mos zbriste në terrenin e lojës në fraksionin e dytë, për të mos rrezikuar një përkeqësim të problemit muskulor.

Edhe skuadra e Borusias së Dortmundit, e cila shkatërroi Shalken në derbi, hasi dy dëmtime: i pari ishte talenti amerikan Reina, i cili u ndal që në nxehje, ndërsa i dyti ishte Torgen Hazard, autori i një prej 4 golave të verdhezinjve. Ndërkohë, të fashuarit e tjerë ishin Todibo i Shalkes, Rudi dhe Bebu i Hofenhaimit, Skjelbred i Herta Berlinit si dhe Turam i Borusia Mynshengladbahut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"