“Ndaj Vllaznisë nuk duhet të jemi egoistë”, Lerda: Trashi po tregon rritje, sikur vetëm 1% të kem…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 18:40

“Ndaj Vllaznisë nuk duhet të jemi egoistë”, Lerda: Trashi po tregon rritje, sikur vetëm 1% të kem…

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda ka dalë ditën e sotme, për të folur mbi sfidën me Vllazninë që do të luhet, nesër. Tekniku është shpehur se mungesa e tifozëve do të ndikojë në paraqitjen e skuadrës, por do të luhet për ta. Sipas teknikut repartet janë të konsoliduara, vetëm pozicioni i Malës është në dyshim.

lerda

Vështirësitë me Vllazninë? “Kam parë shumë mirë lojtarët mi. Skuadra ka treguar një kondicion të mirë gjatë kësaj kohe. Luajmë në një stadium shumë të bukur dhe në një fushë të mirë. Do të luajmë përballë një kundërshtari që sapo ka ardhur në Kategorinë Superiore dhe është i rreshtuar mirë taktikisht. Ndeshjet që ka bërë këtë javë kanë qenë të mira. “Loro Boriçi” do të jetë i mbushur dhe kjo na jep një motiv më shumë për të bërë një ndeshje të mirë”.

Tifozët e Partizanit mungojnë? “Këtë e dimë dhe na vjen shumë keq. Ishim përgatitur për këtë gjë. Na vjen keq që nuk i kemi në krah, por do të luajmë për ata.”.

Reparti që punoni më shumë? “Ne punojmë në të gjitha repartet. E kemi nisur me 4 në mbrojtje, pastaj kemi luajtur me tre dhe sërish me katër. Repartet janë të konsoliduara, me përjashtim të pozicionit të Malës”.

Gjendja e lojtarëve? “Përgjatë kësaj periudhe kemi punuar me një grup të paktë lojtarësh. Mendoj që sot bashkohet dhe Braun. Më vjen mjaft mirë për Trashin që luajti mirë dhe do të shënoj një gol me kombëtaren”.

Trashi dhe Mala? “Për të dy ishin paraqitje të mira, sidomos për Trashin që bëri një paraqitje shumë të mirë dhe shënoi gol. Të njëten gjë do të thosha dhe për Malën’.

Çfarë presim nga Partizani dhe ndryshimet? “Mund të ketë ndryshime. Ditën e sotme do të fiksoj formacionin. Ata që do të zbresin në fushë do të japin më të mirën. Mala bën mjaft mirë rolin kur luajmë me katër. Kështu që do të shohim”.

Mbrojtja e Vllaznisë? “Është një skuadër që ka pësuar vetëm tre gola. Është një skuadër e vështrië, por ne duhet të bëjmë mirë në sulm, duhet përmirësojmë pasimin e fundit dhe të mos jemi egoist. Duhet të shfrytëzojmë sa më mirë rastet që na jepen”.

Nervozizmi me Hakajn? “Mendoj që e ke parë gabim, pasi skuadra është shumë e qetë. Unë arrij që të kem raporte të mira me lojtarët, jo vetëm me Trashin, ne punojmë në grup”.

Objektivi? “Dua të fitojmë. Jam në ekipin kampion në fuqi dhe përgatitemi të fitojmë. Këtë do e kërkojmë. Kudo do synoja të fitoja. Se si del ndeshja, është çështje tjetër. E rëndësishme është që përgatitemi për të fituar”.

Trashi dhe forma e tij? “Është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Po tregon çdo ditë rritje dhe është një lojtar që gjithmonë jep maksimumin. Sikur vetëm 1% të kem ndikuar unë në paraqitjen e tij me kombëtaren, do të isha shumë i kënaqur”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"