“Ndaj Veleçikut vetëm për fitore”, Kamarata: Dinamo nuk e meriton këtë renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 12:08

“Ndaj Veleçikut vetëm për fitore”, Kamarata: Dinamo nuk e meriton këtë renditje

Dinamo sot në orën 14:00 do të ketë një transfertë ndaj një rivali direkt në luftën për mbijetesë, ku do të sfidojë skuadrën e Veleçikut.kamarataa

Në prag të këtij takimi trajneri i Dinamos, Fabricio Kamarata, shprehet se ekipi i tij udhëton për të marrë fitoren: “Sigurisht ne shkojmë vetëm për tri pikë. Tregojmë respekt për kundërshtarin, por natyrisht ne jemi Dinamoja. Jemi përgatitur për këtë ndeshje, grupi është i plotë dhe entuziazmi është i lartë. Le të shpresojmë që do të shkojë çdo gjë mirë”, shprehet tekniku italian i skuadrës kryeqytetase.

Më pas, i pyetur për mesin e artë të tabelës, Kamarata deklaron: “E keni fjalën për vendin e pestë, natyrisht do të na pëlqente, por të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një. Të gjitha ndeshjet janë finale për ne.

Pozicioni ku jemi nuk pasqyron skuadrën tonë. Ekipi është i plotë, kemi lënë mbrapa krahëve fitoren me Besëlidhjen dhe tashmë shohim përpara. Kemi bërë një javë intensive dhe çdo gjë ka shkuar sipas parashikimit”, thotë tekniku italian.Fabricio Kamarata

Në fund trajneri shpreson që të ketë edhe mbështetjen e tifozëve për këtë takim delikat: “Dua t’i përshëndes të gjithë tifozët dhe me mbështetjen e drejtuesve shpresojmë që të kemi një numër të konsiderueshëm nesër në Shkodër”, përfundon Fabricio Kamarata.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"