Ndaj ukrainasve si finale e parakohshme, Kuman: Harrojeni Champions-in, por e mundim Dinamon e Kievit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 11:09

Ndaj ukrainasve si finale e parakohshme, Kuman: Harrojeni Champions-in, por e mundim Dinamon e Kievit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka folur para përballjes sonte në mbrëmje kundër Dinamos së Kievit. Barça është e dënuar të fitojë këtë përballje, teksa vjen pas dy humbjesh radhazi. Praktikisht edhe pse është vetëm mesi i tetorit, presioni mbi Barçën është maksimal dhe tekniku Kuman e ka të qartë. Megjithatë, ai ka qenë i qetë në daljen para mediave, duke i kujtuar tifozëve të Barcelonës të mos krijojnë asnjë iluzion në këtë sezon në Ligën e Kampioneve.

kuman 1

Çfarë duhet të bëjë ekipi për të fituar tri pikët e para në Champions?

Në sezonin e kaluar luajtëm dy herë kundër Dinamos dhe i fituam të dyja përballjet. Por në këtë sezon do të jetë më e vështirë, sepse kanë një ekip më të mirë. E dimë se kjo ndeshje është si një finale për ne. Praktikisht luajmë të ardhmen tonë në Champions në këtë përballje. Pas dy humbjesh ka ardhur koha të fitojmë.

Sa vendimtar është ky takim?

Shumë, do të thoja. Nëse duam të mendojmë për një vend në 16 më të mirët duhet të fitojmë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veç fitores. Nuk e kemi më luksin të lëmë pikë.

A e keni krijuar gati formacionin me të cilin do të zbrisni në fushë?

Mendoj se skuadra është përgatitur mirë, por mbetet për t’u parë gjendja fizike e lojtarëve. Rëndësi ka që 11-shja që do të zbresë në fushë do të jetë e gatshme për ta fituar takimin.

Cilat janë pritshmëritë në Champions?

Pritshmëritë janë që ne duhet të jemi konkurrues deri në fund, por nuk duhet të krijojmë iluzione për ta fituar Ligën e Kampioneve. Ka shumë ekipe që janë përpara nesh, por kjo nuk na ndalon t’i sfidojmë të gjithë. Po rikuperojmë lojtarë të rëndësishëm nga dëmtimet dhe jam i bindur se do të jenë një formë më shumë. Fillimisht duhet të mendojmë të kalojmë fazën e grupeve.

A po e mendoni përballjen me Realin të dielën?

Nuk kam përse ta bëj. Për mua rëndësi ka takimi i radhës, që do të thotë Dinamo e Kievit. Fati? Nuk besoj se është një lojtar, i cili mund të luajë tri takime në 7 ditë.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"