“Ndaj Tiranës ndeshje vitrinë për lojtarët që duhet të shiten”, Kallaku: Dëshiroj ta vazhdoj karrierën në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 23:32

“Ndaj Tiranës ndeshje vitrinë për lojtarët që duhet të shiten”, Kallaku: Dëshiroj ta vazhdoj karrierën në…

Sherif Kallaku ishte një ndër më të dalluarit në fushë, në triumfin 1-0 që skuadra e Teutës arriti ndaj Tiranës. 22-vjeçari foli në një lidhje live për “Procesin Sportiv” në lidhje me këtë fitore ndaj kryesuesve të kampionatit, duke u shprehur:

kALLAKU VANGJELI

“Duke marrë parasysh qe Tirana kishte 15 ndeshje pa humbje, motivimi vjen tek ndeshjet e mëdhaja. Ajo ndeshje është vitrinë edhe për lojtarët që duhet të shiten. Na shërbeu shumë kjo fitore, kemi një trasnfertë të vështirë në Gjirokastër, me atë kemi lënë gjithmonë pikë.

Më erdhi keq që nuk pasova te rasti në fund. U ndjeva një cik fajtor, por për fat të mirë fituam. Jam tip shumë altruist. Kisha ulur si për çudi. Nëse do të kisha kokën sipër do e kisha pasur. Unë kam shprehur kënaqësinë time për të luajtur në një kampionat më të fortë. Shpresoj që vitin tjetër ta shikoj vetën në një kampionat më të fortë. Do të vazhdoj të shërbejë sa më shumë për ekipin.

Në të tilla ndeshje, tifozeria duhet të jetë pranë nesh, që ndeshja të ketë edhe një rritëm më të mirë. Sot nuk mungoi rritmi, por ka ndeshje të vakta dhe tifozët na duhet për motivim. Tifozët duhen më shumë kur humbet”, u shpreh Kallaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"