“Ndaj Tiranës B lamë dy pikë”, Dritan Mehmeti: Mala dhe Romero janë gati për ekipin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 17:19

“Ndaj Tiranës B lamë dy pikë”, Dritan Mehmeti: Mala dhe Romero janë gati për ekipin e parë

Trajneri i Partizanit B, Dritan Mehmeti, priste më shumë nga derbi i djeshëm, kështu që ai “qan” dy pikët e lëna në takimin e djeshëm. Mehmeti pohoi se me dëmtimin e Romeros iniciativa kaloi te bardheblutë.mehmeti

Ai pohoi se Mala zhvilloi një lojë të mirë dhe është gati edhe për derbin e të premtes, nëse klubi vendos të jetë. “Normalisht që derbet janë të paparashikueshme e më vjen shumë keq se kemi shpërdoruar shumë raste. Ishte një ndeshje, që kurrsesi nuk duheshin humbur këto dy pikë. Duhej ta kishim mbyllur takimin dhe s’duhej lënë mundësia kundërshtarit që të na ndëshkonte.

Por, ky është futbolli, aq më shumë që quhet derbi. Pas daljes së Romeros i dhamë iniciativë kundërshtarit dhe ulëm ritmin e lojës. Objektivat? Duam të rrisim sa më shumë elementë për skuadrën e parë. Të arrijmë një ligë më lart, e kjo mund të arrihet për shkak të mundësisë që na jep formula e re, por nuk duhet gabuar në javët e ardhshme.romero

Lidhur me dëmtimin e Romeros them se është i rikuperueshëm, meqenëse ai erdhi në fund të ndeshjes nga spitali. Besoj se me pak përqendrim mjekësor mund të jetë i gatshëm ndoshta edhe për derbin e skuadrave të para për ditën e premte”, u shpreh trajneri Mehmeti për “Panorama Sport” pas ndeshjes.Mala derbi

I pyetur për gjendjen e Malës që luan një ndeshje zyrtare pas 3 muajsh dhe mundësinë e bashkimit me skuadrën e parë, Mehmeti u shpreh: “Mala zhvilloi një lojë të mirë dhe me paraqitjen e tij ka premisa të mëdha. Sa i përket rikthimit tek ekipi i parë, është çështje e klubit si dhe e stafit teknik të Partizanit për ta bërë pjesë të skuadrës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"