“Ndaj Skënderbeut vetëm për fitore”, Musta: Kukësi? Drejtuesit më komunikuan që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 18:49

“Ndaj Skënderbeut vetëm për fitore”, Musta: Kukësi? Drejtuesit më komunikuan që…

Kukësi kërkon të rikthehet tek fitorja pas humbjes ndaj Dinamos me rezultatin 0-1. Kundërshtari i radhës për verilindorët është Skënderbeu. Në prag të kësaj sfide ka folur dhe Emiliano Musta.

musta

Për mikrofonat e “RTSH”, mbrojtësi foli për situatën e tij tek Kukësi, por dhe për sfidën e radhës me korçarët.

 Kukësi?
“Fola me drejtuesit dhe më komunikuan që nuk jam në plane. Nuk dua të flas për të shkuarën. Kukësin e njoh sepse kam qenë edhe më parë. Ekipin e njoh edhe pse jam i ri dhe shpresoj të dalim kampion. Trajneri dhe drejtori Pejiç insistuan për mua.”

Skënderbeu?
“E kemi vlerësuar dhe kemi punuar me stafin dhe trajnerin. Hyjmë në fushë vetëm për fitore dhe shpresoj ta marrim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"