Ndaj Shqipërisë, Bufon i bashkohet Maldinit në fronin e legjendave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2017 | 14:37

Ndaj Shqipërisë, Bufon i bashkohet Maldinit në fronin e legjendave

Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, Xhanluixhi Bufon, do të luajë ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë në mbrëmjen e së premtes në Palermo kur të kaltërit do të përballen me Shqipërinë në një takim të vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

bufon

Pasi u shndërrua në një legjendë për Juventusin duke u bërë futbollisti që ka luajtur më shumë minuta si bardhezi, ai do të bëhet futbollisti i dytë në historinë futbollit italian që arrin kuotën e 1000 ndeshjeve me klubin dhe kombëtaren (llogariten vetëm ndeshje miqësore dhe zyrtare me klubin e kombëtaren A, nuk llogariten ndeshjet me kombëtaret e moshave).

maldini

I pari futbollist italian që e ka arritur këtë shifër madhështore ka qënë mbrojtësi Paolo Maldini, i cili gjatë karrierës së tij regjistroi plot 1028 paraqitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"