“Ndaj Romës ndeshje e rëndësishme në zonën Champions”, flet Pioli: Kritikat? Na ndihmojnë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 15:45

“Ndaj Romës ndeshje e rëndësishme në zonën Champions”, flet Pioli: Kritikat? Na ndihmojnë për…

Pas paraqitjeve negative edhe pse me një kualifikim në fazën tjetër të Europa Ligës, Milani do të rikthehet të luajë në kampionat, teksa do të sfidohet me Romën, e cila është e programuar të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” me fillim nga ora 20:45. Në vigjilje të kësaj super sfide është shfaqur trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli në konferencën për shtyp teksa analizon këtë takim:

stefano-pioli-milan-europa-league-conferenza

Roma dhe mungesa e Xhekos – “Roma është një skuadër që ka shumë zgjidhje për sulmin dhe me kualitet. Xheko është pika e referimit, ishte duke zhvilluar ndeshje të mira, por Roma ka marrë rezultate të mira edhe pa të. Duhet të luajmë me qartësi taktike dhe kompaktësi në të gjitha fazat.”

Ndeshje direkte për zonën Champions – “Po, klasifikimi e thotë këtë gjë. Në diferencë nga sezoni i kaluar, 7 skuadrat e para janë duke luftuar për një vend në Champions. Roma është duke bërë një rrugëtim të mirë, ka vetëm 5 pikë më pak se ne, dhe është një ndeshje e rëndësishme me një kundërshtar direkt. Pikët vlejnë shumë.”

Golat dhe rastet e pakta – “Vetëm me Specian nuk kemi mundur dot të krijonim raste. Duhet të shkojmë sa më shumë në mesfushën e kundërshtarit dhe ky është edhe objektivi ynë edhe për ndeshjen e nesërme.”

Rezultati apo paraqitja – “Të dyja këto gjëra duhet të jenë të barabarta, nëse bëjmë rezultat ndaj Romës, paraqitja do të jetë pozitive. Vetëm kështu mund të kalojmë një kundërshtar kaq të fortë.”

Kritikat – “Gjithçka është normale. Kemi patur shumë elozhe, jemi kritikuar me të drejtë sepse nuk kemi mundur dot të luajmë në lartësinë e duhur. Nuk ndryshon asgjë në lidhje me lojtarët dhe me motivimin që ne kemi. Momenti është deçiziv, nga muaji mars e në vazhdim vendoset kampionati dhe vendoset Europa Liga. Dëshirojmë të jemi protagonist deri në fund, kritikat na ndihmojnë për të dhënë diçka më shumë.”, përfundoi trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"