“Ndaj Partizanit kemi bërë gabime, duke nisur nga unë”, Shkëmbi: Skuadrat do duken në fazën e dytë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 23:30

“Ndaj Partizanit kemi bërë gabime, duke nisur nga unë”, Shkëmbi: Skuadrat do duken në fazën e dytë…

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”,  ka folur për ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Partizanit dhe për ecurinë e deri tanishme në kampionat.

bandicam 2019-10-06 23-21-32-533

Barazimi me Partizanin? “Barazimi me Partizanin në fundin e ndeshjes, ishte i drejtë. Ashtu siç erdhi loja duhet të kishim bërë diçka më shumë, me atë që dhamë në fushën e lojës në pjesën e dytë, rezultati është i drejtë. Ne e menduam më të thjeshtë ndeshjen në pjesën e dytë, edhe nga rezultati. Mendoj se kemi bërë gabime, pësuam gol nga goditje standarte, e vështirë ta pësosh atë gol. Në pjesën e dytë kemi bërë më shumë gabime, duke nisur nga unë me disa ndryshime”.

Fitorja e mundshme e Partizanit? “Nuk jam dakord që mund të fitonte Partizani, pasi rastet e pastra në fund i patëm ne. Lojtarëve të mi, dua t’u bëjë komplimente për atë që kanë bërë deri më tani në kampionat. Në bëjmë analiza për ekipet, si  të jemi në Spanjë, por duhet të kujtojmë që ka kundërshtarë përballë, ndoshta dhe më të fortë”.

Kampionati? “Renditja është momentale, faza e dytë do të tregojë gjendjen e ekipeve. Ky kampionat nuk po merret vesh. Ka emra ka cilësi, por nuk po bëjnë diferencën”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"