“Ndaj Napolit Juventusi nuk kishte fantazi”, Kapelo i pakënaqur nga loja e bardhezinjve
Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Kapelo, në opinionin e tij për rrjetin “Sky Sport” ka mbetur shumë i zhgënjyer nga fantazia e paktë që skuadra bardhezi shpreh në fushën e lojës.
“Vërtet Juventusi provoi që të bëjë presing, por nuk kishte rregull në fushë. Nuk kishte agresivitetin e duhur, ndërsa Napoli ishte fantastik në këtë aspekt, por mbi të gjitha nuk pashë fare fantazi. Madje, këtë nuk ia dhuron as fakti që luajtën të tre sulmuesit nga minuta e parë në fushën e lojës.
Për asnjë moment nuk ishte Juventusi që ishim mësuar të shihnim në ndeshjet e kaluara, prandaj Napoli jo vetëm e meritoi, por e dominoi në pjesën e dytë. Në të njëjtën kohë, në mbrojtje mungon diçka e rëndësishme, pasi lojtarët nuk lëvizin në të njëjtin ritëm.
Dhe kjo u kuptua në golin e Zielinskit, kur prapavija nuk provoi që të shtyhej përpara, pasi panë Insinjen që u bë gati për të goditur, duke mbajtur në lojë Zielinskin. Me Kielinin në fushë, kjo s’do ndodhte”, tha Kapelo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"