“Ndaj Luftëtarit do luajmë për fitore”, Jonuz: Mund të bëjmë ndryshime në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 14:02

“Ndaj Luftëtarit do luajmë për fitore”, Jonuz: Mund të bëjmë ndryshime në…

Vllaznia do të luajë një ndeshje të vështirë, nesër në orën 13:30, kundër Luftëtarit të “etur” për pikë, në transfertë.

Vllaznia-Luftetari

Shkodranëve iu duhet fitorja, për t’u shkëputur nga vendi i tetë. Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz ka dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes, për të folur mbi këtë sfidë delikate.

I pyetur nëse do ishte i kënaqur me barazim, ashtu si Lika, Jonuz shprehet: “Ai është mendimi i Likës, unë e respektoj, por me skuadrën time unë futem në fushë për të fituar ndeshjet dhe këtë do të bëjmë edhe këtë herë. Luftëtari do tentojë fitoren, ka në përbërje 4-5 lojtarë të mirë dhe të shpejtë. Gjithashtu rikthehet Fili, por unë me futbollistët e mi, e kemi të qartë se si do luajmë”, shprehet Jonuz.

mirsad jonuz

Më tej tekniku i Vllaznisë shton: “Atmosfera në skuadër është e mirë në prag të ndeshjes, nuk kemi futbollistë me probleme, përveç Emerson dhe Hygor. Kemi katër ndeshje pa shënuar gol dhe do mundohemi të bëjmë diçka ndryshe nesër në vendosje, ndoshta mund të ndryshojmë dhe lojtarët që luajnë në sulm”.

“Nuk do kërkojmë lojtar tjetër për të zëvendësuar Hygor, kam biseduar me të dhe menaxherin e tij, para nisjes për në Brazil, dhe në janar do të kthehet”, përfundon Mirsad Jonuz kur pyetet për Hygorin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"