“Ndaj Laçit vetëm për fitore”, Ilir Daja: Moduli i Partizanit nuk ndryshon, ja çfarë më shqetëson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 15:57

“Ndaj Laçit vetëm për fitore”, Ilir Daja: Moduli i Partizanit nuk ndryshon, ja çfarë më shqetëson

Partizani do të përballet ditën e nesërme me një rival direkt siç është Laçi, duke filluar nga ora 16:00. Të kuqtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të mos iu larguar Vllaznisë kryesuese. Para kësaj ndeshje, para mediave ka folur trajneri i kryeqytetasve, Ilir Daja i cili e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, teksa ka thënë se është i shqetësuar nga mungesat në skuadrën e tij.

dAJA

SHORTI I KUPËS- Le t’i marrim me radhë, më e rëndësishme është kjo e kampionatit. Atë të kupës do e trajtojmë më vonë, në momentin e duhur. Është një sfidë e vështirë, pasi edhe Laçi vjen me ndeshje radhazi të fituara, sikurse edhe ne. Janë dy ekipe që edhe në klasifikim janë për momentin rivalë. Besoj që, siç kemi bërë edhe në ndeshjet e tjera, pavarësisht se koeficienti i vështirësisë është ndoshta edhe më i madh, ne do futemi në fushë duke e respektuar Laçin për çfarë ka bërë në këtë periudhë të kampionatit. Në fushë futemi për të fituar ndeshjen, por duhet trajtohet në disa elemente ndryshe.

NDESHJA E NESËRME- Koeficienti i vështirësisë është edhe më i madh. Të dyja skuadrat në aspektin psikologjik janë goxha mirë, entuziazmi është edhe në kampion tonë, por edhe Laçi ka një entuziazëm që ia jep momenti i mirë që po kalon. Kemi probleme të dyja ekipet, por mua më shqetëson Partizani.  Nuk e kemi komplet grupin, jo vetëm për formacionin, por edhe për ndërrimet që mund të na bënin diferencën më pas. Do duhet ta menaxhojmë në një formë tjetër.

MUNGESAT- Përveç Zhunior është edhe Murataj. Është edhe Asani që pardje, bashkë me një lojtar tjetër të cilin nuk po e prezantoj, pasi nuk e dimë nëse do të jetë i mundur për të startuar ndeshjen. Bëhen 3-4 mungesa goxha të rëndësishme. Por kemi një kontingjent që nuk i ndjejmë shumë mungesat. Në vazhdimësi mund të kemi probleme, pasi do të përshtatim lojtarë, nëse do të na duhet, në rolet e tyre jo natyrale.

MODULI– Moduli i lojës është i njëjtë, por me kundërshtarë të ndryshëm ne kemi përdorur manovra të ndryshme. Ajo që është më e rëndësishme është manovra sesa vendosja e lojtarëve në fushë. Mund të luash me një sulmues fals dhe mund të sulmosh me 5-6 në zonën e golit, ose mund të luash me tre sulmues dhe shkon me një ose me dy te zona e golit. Sigurisht që kemi pasur kohë ta punojmë ndeshjen, por ajo që na ka nxjerrë probleme në 2-3 ditët e fundit, është mungesa e shtuar e Asanit dhe ndonjë lojtari tjetër. Shpresojmë që me kontingjentin që kemi, ta përballojmë këtë ndeshje me vështirësi goxha të lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"