“Ndaj Laçit do synojmë fitoren”, Marku: Ndeshjet t’i marrim një nga një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 13:02

“Ndaj Laçit do synojmë fitoren”, Marku: Ndeshjet t’i marrim një nga një…

Vllaznia e nisi pjesën e dytë të sezonit me fitore ndaj Flamurtarit dhe kërkon të vazhdojë ecurinë duke mundur Laçin, në ndeshjen që do të luhet nesër në orën 17:00 në “Loro Boriçi”.

herald marku

Para mediave për të folur për këtë sfidë ka dalë, lojtari i shkodranëve Herald Marku, i cili është shprehur se skuadra do kërkojë tre pikët ndaj Laçit.

“Vllaznia e nisi mbarë vitin 2020 dhe shpresoj të vazhdojmë kështu, duke mundur nesër Laçin. E dimë që përballë do të kemi një kundërshtar shumë të fortë, megjithatë kjo nuk e ul motivimin tonë për të kaluar me sukses këtë takim. Përballë do të kemi një trajner si Cungu që e njeh Vllazninë, të cilën e ka drejtuar edhe më parë”, shprehet Marku.

Ndër të tjera ai shton: “Objektivi jonë është që t’i marrim ndeshjet një e nga një. Nëse i vlerësojmë të gjitha maskimalisht , jam i bindur se kemi për të bërë mirë deri në fund të kampionatit”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"