“Ndaj Kukësit luajmë për fitore”, Kallaku: Të ardhmen time do ta vendosë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 12:13

“Ndaj Kukësit luajmë për fitore”, Kallaku: Të ardhmen time do ta vendosë…

Sherif Kallaku, mesfushori i Teutës, ka dalë dje para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Kukësin. Ai ka treguar gjendjen e skuadrës dhe është i bindur që Teuta do të marrë tri pikët.kallaku batha

Një javë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kukësin. A jeni gati?

Normalisht është një ndeshje e vështirë, por fitorja që kemi bërë ndaj Skënderbeut, na ka dhënë një tjetër moral dhe mendoj se e kemi kaluar atë ngërç psikologjik.

Ku e shihni të ardhmen, pasi është folur shumë kohët e fundit?

Për të ardhmen është pak e vështirë të flasim tani. Kam dëgjuar shumë media që është lakuar emri im, por unë kam një kontratë me ekipin e Teutës dhe jam i fokusuar te ndeshjet që kam me këtë skuadër. Të ardhmen do ta vendosë presidenca dhe njerëzit e mi më të afërt.

Kujt i druheni më shumë dhe çfarë vlerësoni më shumë nga kundërshtari?

Kukësi ka një ekipi me 11 lojtarë shumë cilësorë, por edhe ne nuk jemi për t’u nënvlerësuar, pasi i kemi mundur në Durrës. Mendoj që dhe nesër (sot) do të jetë e njëjta situatë. Shkojmë ne Elbasan për fitore.sherif kallaku

Ku e shihni Teutën në fundin e 2019-ës?

Është ende herët për të folur, por duke parë cilësitë që kemi, mendoj se do të jemi në treshen e parë. Shpresoj shumë, pse jo, edhe në krye, por kjo do të shihet pas 270 minutave të fundit të këtij viti.

Kukësi i luan ndeshjet në transfertë. Do ta ndihmojë kjo Teutën për të marrë tri pikët?

Normalisht që kjo është një mundësi shumë e mirë për Teutën, por edhe Kukësi tashmë është mësuar t’i luajë të gjitha ndeshjet në transfertë. Shpresoj që të jemi ne më mirë dhe të fitojmë.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"