Ndaj Kukësit 4 vite pa fitore/ Shehi ndryshon skemën, ja lojtarët që rrezikojnë te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 13:11

Ndaj Kukësit 4 vite pa fitore/ Shehi ndryshon skemën, ja lojtarët që rrezikojnë te Tirana

Skema me tre mbrojtës duket se nuk po ecën te Tirana. Ndonëse në disa takime skuadra e Shehit fitoi, një gjë e tillë nuk ndodhi në takimin me Skënderbeun, por edhe në pjesën e parë me Apoloninë. U vu re që skema me tre mbrojtës më shumë e penalizon skuadrën sesa e çon përpara. Duket se Tirana pozicionohet pas dhe humbet shpejtësi dhe numra në fushë, sidomos në pjesën përpara. Në këto kushte duket se do të kthehet me skemën klasike 4- 2-3-1.

Tirana festa5

Vetëm kështu bardheblutë kanë treguar superioritet në fushën e lojës. Edhe në analizën e shkurtër që ka bërë stafi teknik për takimin ndaj korçarëve, është dalë në një konkluzion të tillë. Pra, që skema me tre në mbrojtje nuk është më perfektja për bardheblutë. Tirana vuan ta gjejë veten te 3-5-2 dhe ndaj Kukësit do të kthehet te mbrojtja me katër. Sigurisht, ndryshime do të ketë në të gjitha repartet, me Vangjelin, Kalenë dhe Giamfin që luajnë një fanellë titullari. Në fakt, Shehi i është fshehur formacionit, por me shumë mundësi do të kthehet me 11- shen e titullit dhe mënyrën e të luajturit në fushën e lojës. Në portë Bekaj, në mbrojtje Toshevski, Najdovski ose Vangjeli, Hoxhallari dhe Ismajlgeci.

Korçari rrezikon fanellën e titullarit me katër. Në mesfushë dilema është me dy apo tre. Nëse do të jenë dy mesfushorë, luajnë Batha e Çelhaka. Nëse luhet me tre mesfushorë qendre, është edhe Giamfi. Me variantin e parë, treshja pas Seferit do të jetë Halili, Torasa e Kale. Nga ana tjetër, me Giamfin në lojë, mungon Kaleja që vazhdon të mos jetë në 100 për qind të performancës së tij. Gjithsesi, Shehi ka kohë edhe dy ditë për të saktësuar 11-shen antiKukësi.

formacioni

STATISTIKAT – Në tri kampionatet e fundit, Tirana nuk ka dalë mirë me Kukësin në ndeshjen e fazës së katër të kampionatit. Vjet bardheblutë u mundën 1-2 në “Selman Stërmasi”. Në 2019-ën 0-2, në kampionatin që bardheblutë ranë nga kategoria, verilindorët fituan 4-1, ndërsa në maj 2016 mundën kampionët aktualë 2-1. Pra, në katër sfidat e fundit të fazës së katërt, bardheblutë janë mundur çdo herë.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"