“Ndaj Kastriotit ndikoi… fusha”, Daja para Kukësit: Do shikojmë strategjinë e kundërshtarit, nuk bëjmë dot ndryshime në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2020 | 13:08

“Ndaj Kastriotit ndikoi… fusha”, Daja para Kukësit: Do shikojmë strategjinë e kundërshtarit, nuk bëjmë dot ndryshime në…

Partizani dhe Kukësi do të përballen mes tyre ditën e nesërme, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat vijnë në përballjen e nesërme pas humbjeve në ndeshjen e parë dhe do të kërkohet me çdo kusht fitorja. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i Partizanit, Ilir Daja, i cili është shprehur se nga ndeshja e kaluar me Kastriotin nuk ka pasur shumë kohë dhe shprehet se mund të ketë edhe ndryshime në formacion.

daja hoxha

Kastrioti– Nga ajo që u pa në ndeshjen e parë, do të thosha që ishte një dozë e shtuar emocionale. Lojtarët, prej pritshmërive të klubit, tifozëve dhe të vetë atyre, kërkonin që të bënin më shumë. Tentuam më shumë, kur barazuam, duke hedhur të gjithë potencialin sulmues për ta fituar ndeshjen. Kështu që them se nuk është ndonjë vështirësi shumë e madhe, edhe pse ekipet vijnë nga humbje. Kemi nisur me dy muaj me vonesë dhe të gjithë kanë pasur vështirësi, pavarësisht nëse kanë fituar apo humbur.

Ende nuk janë stabilizuar në manovër apo në formacionet bazë. Është një ndeshje që duhet ta kishim fituar, por e kemi lënë pas dhe mendojmë për sfidën me Kukësin. Unë si natyrë, apo Partizani, nuk kënaqet me fragmente të lojës, duam të drejtojmë lojën. Nuk kishim vazhdimësi. E nisëm mirë, lëshuam, pastaj reaguam. Cilësia e fushës, pa u justifikuar, ndikoi për ne, pasi kemi lojtarë me cilësi të mira teknike. Do të thosha, që për pritshmëritë që kemi, nuk është se jam i kënaqur me atë që të gjithë së bashku kemi bërë. Nuk janë vetëm lojtarët që mbajnë përgjegjësi për humbjen, në radhë të parë e mban stafi.

Kundërshtari për nesër- Si ne, ashtu edhe Kukësi kemi vetëm tre ditë në dispozicion. Në nivel paragjykimi mund të flasim shumë, por do dihet gjithçka gjatë ndeshjes. Duhet lexuar mirë në dinamikë. Edhe me Kastriotin e nisëm mirë, kishim tre raste të mira shënimi. Nëse do ia dilnim, do të kishim një tjetër rrjedhë loje. Nesër do jemi më shumë të kujdesshëm, që të kemi më shumë ekuilibra në ët gjitha fazat. Do shohim edhe çfarë strategjie do të ketë kundërshtari. Ndeshja e nesërme i ka të tria rezultatet brenda. Edhe Kukësi do të bëjë të njëjtën gjë, do kërkojë tre pikët. Vijmë nga rezultate negative. Mund të bëjmë ndonjë rotacion, që të freskojmë pak ekipin. Kemi luajtur tre ditë përpara. Normalisht nuk e bëjmë dot në mbrojtje.

Do shohim nëse Bitri do të jetë i gatshëm. Mund të ndryshojmë manovër, pastaj duhet parë nëse strategjia do të funksionojë në dinamikë. Në ndeshje të tilla duhet të jemi pragmatistë, pasi ndeshjet e para u zgjidhën nga episodet. Kjo do jetë strategjia kundër Kukësit dhe këto do jenë ndryshimet e vogla që kemi pasur këto ditë”, u shpreh Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"