“Ndaj Juventusit vlen më shumë se tre pikë”, Pioli: Duam të tregojmë se Milani është ndryshe nga ai me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 12:36

“Ndaj Juventusit vlen më shumë se tre pikë”, Pioli: Duam të tregojmë se Milani është ndryshe nga ai me Çelsin

Në vigjilje të supersfidës së nesërme ndaj Juventusit, në stadiumin “San Siro”, në orën 18:00, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili ka analizuar këtë takim për kampionët në fuqi të Italisë:

PIOLI 1

Ndeshja e rëndësishme e sezonit – “Brenda një sezoni janë dy-tri ndeshje që peshojnë më shumë se tre pikë dhe sfida e nesërme ka një peshë të rëndësishme.”

Sfida me Juventusin – “Duhej të luanim më mirë herën e kaluar. Të gjithë kemi qenë përgjegjës. Brenda nesh ka një dëshirë të madhe për të treguar se jemi një skuadër komplet tjetër.”

De Ketelar – “De Ketelar ka një të ardhme të shkëlqyer. Jam i kënaqur me të. Më kujtohet Leao dhe Tonali. Të gjithë ishin gati të vinin në dyshim cilësitë. Ai është një lojtar i talentuar që ka nevojë për kohë për t’u përshtatur.”

Teo Hernandez – “Dje ka bërë stërvitje me skuadrën. Nëse sot konfirmohet gjithçka, do të jetë i gatshëm për ndeshjen.”

De Ketelar mister – “E thoni ju, për mua nuk është mister.”

Biseda me Kardinalen në Londër – “Ai dëshironte vetëm që ekipi të jetë i përqendruar. Sigurisht, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës ndaj Çelsit.”

Humbja me Çelsin – “Disfatën ndaj Çelsit e kemi arkivuar dhe do të hapim një faqe të re të dielën në mëngjes. Atë ndeshje ishin të lodhur, por me dëshirë. Kjo nuk do të thotë se mund të fitojmë, por nuk do të mungojë dëshira dhe vendosmëria. Ne jemi të vetëdijshëm që bëjmë gjëra më të mira sesa ajo e Londrës.”

Juventusi – “Juventusi zakonisht i ka trajtuar mirë ndeshjet. Ne i dimë karakteristikat tona, do të na vlejë shumë të mos gabojmë me gjëra të thjeshta.”

Formacioni – “Formacionin do ta zgjedh nesër në mëngjes. Besoj se Zhiru ndihet mirë, të shohim se çfarë do të zgjedh. Nuk duhet të harrojmë faktin që kemi shumë ndeshje ditët e ardhshme.”, përfundoi Stefano Pioli.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"