“Ndaj Genkut duhet vetëm fitorja”, flet Klop: VAR duhet të përmirësohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 18:45

“Ndaj Genkut duhet vetëm fitorja”, flet Klop: VAR duhet të përmirësohet…

Liverpuli do të luajë mrbëmjen e nesërme, kundër Genkut në “Anfiled Road”, në kuadër të javës së katërt të grupeve të Ligës së Kampionëve. Në lidhje me këtë ndeshje dhe jo vetëm ka folur trajneri gjerman Jyrgen Klop, i cili doli në konferencë për shtyp.

Klop

“Qëllimi ynë për nesër është vetëm një, të fitojmë. Grupi në të cilin ndodhemi është akoma shumë i hapur dhe nuk duhet të lëmë pikë rrugës”, shprehet Klop.

Trajneri gjerman shton më tej: “Mendoj se VAR mund të përmirësohet më shumë. Edhe në Gjermani në vitin e parë të përdorimit ka pasur probleme, por gjërat do përmirësohen dhe jam i bindur për këtë. Kalendari ynë është plot angazhime, por nëse mund të ndihmojmë të gjithë sistemin për t’u përmirësuar nuk do të tërhiqemi prapa”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"