“Ndaj Anglisë një ndeshje shumë e rëndësishme”, Shaland: Nuk duhet të bëjmë gabim, duke luajtur në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 17:37

“Ndaj Anglisë një ndeshje shumë e rëndësishme”, Shaland: Nuk duhet të bëjmë gabim, duke luajtur në mbrojtje

Kosova do të ketë një ndeshje shumë të vështirë ditën e nesërme, teksa do të luajë me Anglinë në “Fadil Vokrri”. Një ndeshje ku “dardanët” nuk vijnë me moralin e lartë, kjo edhe pas asaj humbje ndaj Çekisë para dy ditësh.Challandes-4-600x360

Në prag të sfidës së nesërme në konferencë për shtyp ka dalë trajneri Bernard Shaland, i cili u shpreh se nuk duhet të luajnë në mbrojtje, por të bëjnë lojën e tyre.

“Për mua është një ndeshje shumë e rëndësishme sepse me këtë mbyllet kampanja kualifikuese dhe është e rëndësishme para lojës me Maqedoninë. Para kualifikimeve, nëse ju kujtohet thosha se ato do të na shërbejnë për të bërë përparim, si përvojë. Kjo ndeshje është mundësi e mirë për të marrë përvojë. Për ne është një ndeshje e mrekullueshme.

Anglia ka potencial të jashtëzakonshëm ofensivë, që shënon shumë gola. Për ne është një sfidë e pabesueshme. Si trajner, mund ta shijoj këtë lojë, por natyrisht edhe një lojë për t’u frikësuar. Është ndeshja e 1001 për Anglinë, e 29-ta për ne.

Ne nuk mund të mendojmë se është një lojë miqësore. E kemi rastin të luajmë në mars me Maqedoninë, prandaj kjo është një mundësi e mirë, një lojë mjaft e rëndësishme. Jam kureshtar ta di se si do të paraqitemi kundër Anglisë.

Është një sfidë e dyfishtë: në lojën e parë i pësuam 5 gola dhe i shënuam 3 gola, patëm luajtur mirë. Ndaj Çekisë nuk luajtëm mirë, edhe pse u munduam. Tani për ne është me rëndësi ta gjejmë një miks të këtyre dy ndeshjeve. Nëse mbrohemi, është e rrezikshme, siç i ndodhi Malit të Zi. Është e mirë nëse do ta mbajmë topin, por kundërshtari i nesërm nuk na lejon këtë.”, u shpreh Shaland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"