Ndahet nga jeta Guido Rosi, armiku i Moxhit që thelloi urrejtjen Juve-Inter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 18:10

Ndahet nga jeta Guido Rosi, armiku i Moxhit që thelloi urrejtjen Juve-Inter

Mediat italiane kanë bërë të ditur sot se është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare Guido Rosi, jurist dhe avokat i njohur i cili ka qenë drejtuesi më i lartë në Federatën Italiane të Futbollit në momentin më të vështirë të saj, pas procesit të “Calciopolit”.

C_29_articolo_1167999_upiImgPrincipaleOriz

Në vitin 2006, ai u emërua “komisar i jashtëzakonshëm” në Federatë, për të sjellë rregull në këtë institucion që ishte mbuluar nga kritikat dhe akuzat pas përfshirjes së shumë funksionarëve të tij në përgjimet e “Calciopoli”.

CAL3F1_3706413F1_868-kTBD-U43360133432317JV-1224x916@Corriere-Web-Sezioni-593x443

Gjatë kësaj periudhe, ai krijoi komisionin e famshëm i cili vendosi që Interi të merrte në tavolinë titullin kampion që kishte fituar Juventusi në fushë. Kjo rriti më shumë armiqësinë mes dy skuadrave, pasi Rosi u akuzua asokohe se ishte një tifoz i Interit, meqë kishte qenë disa vite më parë pjesë e këshillit drejtues të zikaltërve dhe menjëherë pasi u largua nga FIGC, u punësua nga “Telecom”, në vendin që i la bosh një prej aksionerëve të skuadrës milaneze, Marko Tronketi Provera. Ai titull vazhdon të jetë “mollë sherri” edhe sot e kësaj dite.

Rosi cilësohej si një nga armiqtë më të mëdhenj të Luçiano Moxhit, drejtuesit aktual të Partizanit, me të cilin gjatë këtyre viteve nuk ka kursyer asnjëherë polemikat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"