NBA/ Rikthimi i Kërrit nuk mjafton, “Warriors” munden nga Feniks (REZULTATET)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2023 | 14:34

NBA/ Rikthimi i Kërrit nuk mjafton, “Warriors” munden nga Feniks (REZULTATET)

Kampionati amerikan i basketbollit, NBA, ka luajtur shtatë ndeshjet e radhës, të vlefshme për sezonin e rregullt. Golden Stejt u mposht në shtëpi nga Feniks me rezultatin 113-125.

bdnbd

Megjithatë, “Warriors” më në fund iu gëzuan rikthimit në parket të yllit të tyre, Stefën Kërri. MVP i Finals në sezonin e kaluar, regjistroi në këtë takim 24 pikë, 1 ribaund dhe 3 asiste. Për ta shmangur disfatën nuk mjaftuan as Tompson me 29 pikë, apo Pol me 27. Për “Suns” ishte Brixh me 29 pikë, 9 ribaunde dhe 5 asiste, lojtari me rendimentin më të lartë në këtë fitore.

Për sa u përket ndeshjeve të tjera u regjistruan këto rezultate: Portland-Orlando 106-109, JutahKlivland 116-114, Klipers-Dallas 113-101, Filadelfia-Detroit 147-116, Majemi-Oklahoma 112-111 dhe Toronto-Sharlot 132-120.

Për sa u përket renditjeve, në Lindje kryeson Bostoni me 29 fitore dhe 12 humbje, ndërsa në Perëndim kreun e ndajnë Denveri dhe Memfis me bilanc të njëjtë, teksa regjistrojnë nga 27 fitore dhe 13 humbje secili.

rezu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"