NBA, Golden Steit bëhet i frikshëm për rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2015 | 17:30

NBA, Golden Steit bëhet i frikshëm për rivalët

nba

Stefen Kerri bën “jash tëtokësorin” dhe Golden Steit arrin fitoren e 20-të radhazi e vazhdon të shkruajë historinë e NBA-së. Kampionët e Uorioris mposhtën Sharlot Hornets në shtëpinë e kësaj të fundit me shifrat e përgjithshme 116-99 dhe nuk njohin humbje deri tani këtë sezon.

“MVP”-ja i sezonit të kaluar, i cili edhe këtë vit po rikonfirmohet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në basketbollin më të bukur në botë, realizoi 40 pikë, nga të cilat 28 i shënoi vetëm në periodën e tretë, kur të zotët e shtëpisë tentuan përmbysjen e pamundshme. Nga skuadra vendëse më i miri ka qenë Batum, autor i 17 pikë të realizuara.

Pas humbjes surprizë me Filadelfian (nuk kishte asnjë fitore këtë sezon), “Mamba e Zezë” rigjen buzëqeshjen në turin e lamtumirës me fitoren e papritur të Los Anxhelos Lejkërs dhe bilancin më të mirë personal të vitit kundër Uashingtonit. Në “Verizon Center” numri 24 i Lejkërs i përshëndetur në kor nga tifozëria realizoi 31 pikë, 5 nga të cilat i shënoi në minutat e fundit dhe vendimtare për suksesin.

Përfundimisht, tabela elektronike tregoi rezultatin e përgjithshëm 108-104 për skuadrën e Los Anxhelosit. I vetmi që kaloi Kobi Brajant në protokoll ishte basketbollisti Uoll për vendësit, autor i 34 pikëve. Denver bie në Çikago me rezultatin 99-90. “Demat” u falin Pol Gasol me 26 pikë të shënuara, ndërsa për Denver më i miri ishte Barton me 16 pikë. U desh një kohë shtesë në Detroit që vendësit të triumfonin 127-122 kundër Feniks Sans

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"