NBA/ Filadelfia barazon serinë ndaj Atlantas, Jutah OK

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2021 | 16:17

NBA/ Filadelfia barazon serinë ndaj Atlantas, Jutah OK

NBA vijon me serinë e takimeve gjysmëfinale të “play off”-it në të dyja konferencat. Filadelfia e barazoi në 1-1 numrin e fitoreve kundër Atlantas, teksa triumfoi në ndeshjen e dytë me rezultatin 118-102.

filadelfia

Joel Embiid realizoi paraqitjen e tij më të mirë të karrierës në “play off”, duke qenë vendimtar në suksesin e “Sixers”. Embiid u tregua i papërmbajtshëm në parket, duke koleksionuar 40 pikë dhe 13 topa të rikuperuar në tabelë.

Për sa i përket ndeshjes, Filadelfia e pa veten deri në 21 pikë avantazh, por Atlanta arriti të rikuperkëtë triumf, falë një paraqitjeje të shkëlqyer. Ai regjistroi 45 pikë dhe 5 asiste. NBA dhuroi edhe çmimin për lojtarin më të mirë të sezonit të rregullt.

Ky trofe shkoi për lojtarin e Denverit, Nikola Jokiç. Basketbollisti serb bëhet europiani i tretë që fiton këtë çmim. ojë dhe t’i përmbysë shifrat. Megjithatë, deciziv rezultoi Milton, i cili ndonëse u aktivizua nga bankina, me 14 pikët e tij riktheu qetësinë te të zotët e shtëpisë. Shkëlqyen gjithashtu edhe Tobis Harris, i cili shënoi 22 pikë dhe Set Kërri me 21.

Në radhët e “Hawks”, më të mirët ishin Trea Jang, me 21 pikë dhe 11 asiste si dhe italiani Danilo Galinari, autor i 21 pikëve dhe 9 topave të rikuperuar në tabelë. Në gjysmëfinalen tjetër Jutah fitoi ndaj Klipers me rezultatin 112-109, duke marrë kryesimin 1-0. Ishte Donovan Mitçell ai që udhëhoqi “Jazz”.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"