Naxhi Shensoi nuk dorëzohet, ballshiotët tentojnë përmbysjen përballë Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 10:48

Naxhi Shensoi nuk dorëzohet, ballshiotët tentojnë përmbysjen përballë Vllaznisë

Pasditen e djeshme Bylisi ka mbyllur të gjitha përgatitjet përndeshjen sotme, teksa më pas janë nisur drejt Shkodrës, ku do tëluajnë në 13:00 në “Loro Boriçi”.

bylis

Ndeshja e parë në Ballsh ështëmbyllur me shifrat 0-2 për shkodranët. Trajneri Naxhi Shensoi dhestafi i tij kanë pasur kohë të mjaftueshme që ta përgatisin sfidën dhe të vendosin edhe për lojtarët më në formë që do të hedhin nëfushën e lojës sot në Shkodër.

Me shumë mundësi do të debutojë edhe Mevlan Adili, i cili është duke kapur formën e vet më të mirë.

Ndërkohë që pritet që skuadra të bëjë pak ndryshime krahasuar me takimin e fundit e fituar me krutanët në Ballsh.

Bylisi dotë jetë i përqendruar mes Kupës dhe kampionatit, sepse luhet shumë shpejt sfida me Teutën, pikërisht të martën në “Niko Dovana” dhe mallakastriotët, duke qenë se luajnë me një rival direkt, do të kërkojnë më të mirën edhe aty.

Organika në Ballsh tashmë është e plotësuar me afrimet e fundit, pasi ka pasur përforcime në të tria repartet. Jo vetëm kaq, por mallakastriotët presin edhe sulmuesin brazilian Zho Santos Oliveira, si dhe një tjetër sulmues.

HUAZIMET – Drejtuesit ballshiotë po mendojnë edhe për ndonjëhuazim. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë, sepse shumë klube kanë kërkuar “ndihmë” në Ballsh. Organika është plotësuar dhe bëhet fjalë për ndonjë element të ri, që i shërben të ardhmes.

FORMACIONI – Trajneri Naxhi Shensoi pritet që ta nisë me më tëmirët në Shkodër. Kjo sfidë do të jetë edhe si një test për kampionatin. Mallakastriotët do të guxojnë dhe me shumë gjasa, takimi i sotëm mund të nisë me Teqjen në portë, ndërsa mbrojtja do të jetë thuajse si me krutanët, po ashtu edhe mesfusha e sulmi. Nuk përjashtohet ndonjë surprizë e minutave të fundit.

55

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"