Nata e rekordeve, “përbindëshi” Haland futet në histori dhe i lë “targën” emrave të mëdhenj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 23:23

Nata e rekordeve, “përbindëshi” Haland futet në histori dhe i lë “targën” emrave të mëdhenj

Eling Haland është duke kaluar një moment fantastik në karrierën e tij. Edhe pse 19-vjeçar, norvegjezi, është shndërruar në një makineri golash, për skuadrën e Borusias së Dortmundit, teksa ditën e sotme realizoi dopietë në përballjen ndaj PSG-së, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithë botës.

ERFxWIkWkAId_dr

Me dygolshin e sotëm, Haland hyri në histori si lojtari i parë që shënon në Ligën e Kampionëve me 2 skuadra të ndryshme në një edicion. Kujtojmë që në vitin 2019, sulmuesi ishte pjesë e Salcburgut, skuadër ku edhe spikati.

Ky nuk ishte rekordi i vetëm, pasi Haland u bë futbollisti i parë që shënon gol në debutim në Bundesligë, Kupë e Champions. Këtë gjë nuk e kishte bërë askush më parë me fanellën e Borusia Dortmund, edhe pse pjesë e saj kanë qenë shumë legjenda.

Gjithashtu me dopietën e sotme, 19-vjeçari shkoi në shifrën e 10 golave, në 7 ndeshje, duke fshirë rekordin e Adrianos, Firminos dhe Manesë, që iu deshën 11 ndeshje për të kapur shifrën e 10 golave në Champions. Jo më kot e gjithë bota është duke folur për këtë djalosh të magjishëm!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"