Naser Aliji: Në Maqedoni mbështesin Shqipërinë, e nisim me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2016 | 13:40

Naser Aliji: Në Maqedoni mbështesin Shqipërinë, e nisim me fitore

Mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare, Naser Aliji, ka dhënë një prononcim për mediat gjatë takimit të kombëtares me tifozët në mesditën e sotme në dyqanin e FSHF-së. Futbollisti i Kaizerslauten ka folur në lidhje me faktin që do të ndeshet kundër shtetit ku ka lindur dhe ka treguar si po përjetohet kjo ndeshje në Maqedoni, ku dihet që jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.

Aliji me de biazin

Naser, si e prisni ndeshjen meqënëse ju jeni i lindur në Maqedoni?

Është diçka speciale, por mendoj se gjatë ndeshjes do ta harroj këtë pjesë dhe do fokusohem te loja.

Si e shihni ekipin në këto momente? Do arrijmë dot ta nisim me fitore?

Normal që shpresoj se do t’i nisim kualifikueset me fitore.

Sa e njihni skuadrën aktuale të Maqedonisë?

Nuk e njoh shumë me thënë të drejtën pasi nuk i kam parë ndeshjet e tyre.

A keni filluar me skuadrën ta analizoni kundërshtarin?

Po, po, kemi filluar ta analizojmë me video.

aliji1

Në familjen tuaj, apo edhe në lagjen dhe qytetin ku jeni rritur, çfarë impresionesh keni marrë nga të afërmit apo miqtë në lidhje me këtë ndeshje?

Të gjithë janë me Shqipërinë, na mbështesin ne.

Janë me Shqipërinë nga Aliji apo…?

Ata janë me Shqipërinë sepse ne të gjithë jemi shqiptarë, nuk është e nevojshme që të jem unë këtu. Gjithmonë kanë qënë me Shqipërinë.

Do të donit të ishit në formacion për këtë ndeshje?

Shpresoj të jem në formacion por këtë gjë e vendos trajneri. Unë jam gati.

I druheni Pandevit dhe numrit të madh të talenteve shqiptarë që ka Maqedonia?

Unë vetëm Pandev njoh dhe 2-3 futbollistë të tjerë. Pjesën tjetër nuk e njoh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"