“Napoli po kalon sezonin më të vështirë në 15 vitet e fundit”, flet Maradona: Shpresoj që Mesi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 17:06

“Napoli po kalon sezonin më të vështirë në 15 vitet e fundit”, flet Maradona: Shpresoj që Mesi…

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona ka folur në lidhje me ndeshjen Napoli-Barcelona, duke uruar që të kaltrit të bëjnë një surprizë të madhe dhe që Mesi mos të luajë mirë sonte.Maradona Gimnasia

“Napoli po kalon vështirësi. Ata po përjetojnë sezonin më të keq të epokës së presidentit De Laurentis, gjatë 15 viteve të fundit. Gatuzo po tregohet një burrë i vërtetë në dhomat e zhveshjes, mirëpo të fillosh një cikël të ri do pak kohë.

Shpresoj që Napoli të bëjë një surprizë të madhe dhe të lumturojë tifozët. Gjithashtu shpresoj që Mesi mos të luajë shumë mirë sot,” përfundoi Maradona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"