Napoli nuk e njeh fjalën dorëzim, suksesi i ekipit të Hysajt kalon nga… 7 përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 19:53

Napoli nuk e njeh fjalën dorëzim, suksesi i ekipit të Hysajt kalon nga… 7 përmbysje

Elseid Hysaj ka bërë ndeshjen e tij të sezonit me Napolin, në triumfin 4-1 ndaj Lacios së Thomas Strakoshës. Ky është vlerësimi i mediave italiane, të cilat e kanë cilësuar paraqitjen e shqiptarit thuajse si ideale për një mbrojtës, duke vendosur për të nota nga 7-7,5. Mirëpo, triumfi ndaj Lacios ishte special për skuadrën e shqiptarit, që drejtohet nga Mauricio Sarri.

napoli

Jo vetëm për faktin se përballë ishte shqiptari Strakosha, por mbi të gjitha për shkak se kjo ishte fitorja e shtatë e Napolit në këtë sezon që arrihet me përmbysje. Seria e tyre nis me Atalantën në javën e dytë, me Lacion në të katërtën e më tej ndaj Spal. Seria e përmbysjeve ka vijuar me Xhenoan, Bolonjën, Sampdorian dhe së fundmi me Lacion.

Për skuadrën napolitane, këto janë një nga treguesit e qartë të forcës dhe maturisë në këtë edicion, të cilat i kanë dhënë 21 pikë, kur ndeshjet kanë nisur keq. E vetmja sfidë, në të cilën skuadra e Hysajt nuk ia ka dalë që të përmbysë për të marrë pikë, ka qenë përballja me Juventusin, rivalja që e ndjek këtë ekip në vend të dytë me vetëm një pikë më pak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"