Napoli një makineri perfekte, askush si ata në 8 ndeshjet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 13:40

Napoli një makineri perfekte, askush si ata në 8 ndeshjet e para

Është skuadra e vetme në Europë që ka arritur të gjitha ndeshjet fitore në kampionat. Deri në këtë javë kryesonte bashkë me Barcelonën nga Spanja, por me barazimin e katalanasve ndaj Atletikos, tashmë të kaltrit e Mauricio Sarrit janë ekipi i vetëm në Europë me të gjitha ndeshjet fitore.

napoli

8 fitore në 8 ndeshje, plus 5 pikë nga vendi i dytë. Një sukses historik ky për napoletanët, që tashmë i shohin të gjithë nga lart. Përveç pikëve, ata dhurojnë edhe spektakël. 26 gola ka shënuar skuadra e parë në Serinë A, me një mesatare të frikshme prej 3.25 golash për ndeshje.

Tashmë Italia e ka një emër të ri pretendent, dhe ky është Napoli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"