Napoli ndien presion, gjen zëvendësuesin e Hysajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2016 | 15:29

Napoli ndien presion, gjen zëvendësuesin e Hysajt

Iu desh vetëm një sezon me një skuadër si Napoli dhe tashmë ai është nën lupën vëzhguese të skuadrave të mëdha, mes të cilave edhe gjigantëve katalanas të Barcelonës. hysajBëhet fjalë për Elseid Hysajn, i cili është nën kontratë me Napolin edhe për katër sezone të tjera, mirëpo sirenat e merkatos për mbrojtësin shqiptar kanë qenë konkrete dhe shumë interesante.

Mediat italiane kanë bërë me dije gjatë ditës së djeshme se drejtuesit e skuadrës napolitane kanë filluar të kërkojnë një mbrojtës të djathtë dhe tashmë e kanë kandidatin kryesor për të zëvendësuar Elseid Hysajn.

Duke iu referuar “La Gazetta Dello Sport”, mediat pranë skuadrës “axurre” raportojnë se Andrea Konti pritet të jetë futbollisti që do të afrohet në merkaton e verës te skuadra e Sarrit. Mbrojtësi i djathtë 22- vjeçar është pjesë e Lançianos dhe parametrat e tij fizikë janë shumë pozitivë.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Napolit të bëjnë edhe takime me homologët e tyre për të “prenotuar” shërbimet e Kontit. Sinjale të qarta që Napoli po pret ofertën e duhur nga ekipet e mëdha europiane për të shitur Elseid Hysajn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"