Napoli ndalet në Beograd, ja nota që mori Hysaj

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 19, 2018 | 11:36

Napoli ndalet në Beograd, ja nota që mori Hysaj

Një traversë e jashtëzakonshme e Insinjes, një tjetër e Mario Ruit, disa pritje fantastike të Borjan dhe një dominim i pavlerë për 90 minuta. Debutimi në Champions i Karlo Ançelotit në stolin e Napolit kundër Cërvena Zvezdës nuk përfundon ashtu siç italianët shpresonin. Në Beograd prodhojnë pafundësisht futboll, zotërim pafund topi dhe zero gola.

137478154_15373212800691n

Dhe të zotët e shtëpisë i besojnë atmosferës së zjarrtë që krijuan tifozët në “Marakana”, sepse praktikisht nuk i hapin asnjë problem Ospinës (përveç një ndërhyrje pas goditjes së Boajie në pjesën e dytë) dhe konfirmojnë se janë hirushja e një grupi shumë të fortë, ku veç Napolit, do të duhet të matin forcën edhe me Liverpulin dhe PSG-në. 0-0 e lë shumë të zhgënjyer ekipin e Hysajt, sepse këto janë dy pikë të humbura me shumë peshë për renditjen finale. Pas dy javësh në “San Paolo” do të vijnë nënkampionët e Europës, të cilët treguan dhëmbët përballë Nejmarit, Kavanit dhe Mbapesë.

hysaj

HYSAJ
– Vetëm nota 5.5 për Elseid Hysajn, të cilit media italiane i ka vendosur një notë relativisht të ulët dhe e ka argumentuar kështu atë. “Shumë i ndrojtur në fazën sulmuese, duhet akoma që të gjejë hapin e sezonit të shkuar”. Kritika edhe për frymën e Ançelotit në skuadrën që trashëgoi nga Mauricio Sarri: “Një skuadër hibride, e cila po ndryshon shumë, por duhet ende që të asimilojë skemat dhe idetë e reja. Këtë ndeshje në ‘Marakana’ të Beogradit, mungoi mbi të gjitha rrjedhshmëria. Një dominim i gjatë dhe steril territorial nuk mjaftoi për të ndërtuar aksionet që do të finalizoheshin siç duhej dhe nuk prodhoi tri pikët. Formacioni në letër shkruante 4-3-3, por skema me të cilën Napoli zbriti në fushë ishte një 4-4-2”.






www.minuta90.com